Si t’i mbroni duart nga tharja pas përdorimit të antibakterialëve, sekretet që duhet të dini

schedule10:35 - 31 Mars, 2021

schedule 10:35 - 31 Mars, 2021

Antibakterialët dhe alkooli gjeti një përdorim të gjerë gjatë pandemisë, duke e bërë lëkurën e duarve të dehidratuar. Alkoli e irriton lëkurën dhe dëmton barrierën mbrojtëse të saj, duke e bërë më sensitive. Për të ndarë disa këshilla se si t’i mbrojmë duart gjatë kësaj periudhe ekspertja e biokozmetikës, Klea Mustafa ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

“Mbrojtja fillon dhe nga antibakteriali, në vënd të alkolit etilik mund të përdorim një antibakterial xhelatinoz. Lë një shtresë hidratuese në lëkurë, xheli qëndon dhe vepron si hidrates. Një metodë tjetër e mirë është kur marrim larësin e duarve të lëngshëm. Mund t’i shtojmë brenda disa pika vaj që të ruhet hidratimi. Kjo përveçse njëtrajtëson pjesën e pH krijon dhe një barrierë mbrojtëse mes lëkurës tonë dhe agjentëve të jashtme.

Mund të hedhim dhe vaj ulliri, nëse nuk duam këtë ka një numër tjetër si i arganit, i bajamave të ëmbla, i lulediellit është super i pasur me vitaminën E dhe acide yndyrore, kemi dhe vajin e kokosit, jojobës që është shumë i përshtatshëm për strukturën e lëkurës njerëzore. Kremrat të jenë me bazë gjalpi, si ai i sheas, kokosit, të pasura me acide yndyrore dhe vitamina dhe bëjnë njëtrajtësimin e lëkurës dhe rigjenerojnë lëkurën dhe nxisin bashkëveprimin qelizor.”, u shpreh ekspertja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!