Psikologia Lediona Braho n ë një lidhje direkte për ABC-në e Mëngjesit me Enkel Demin këtë të hënë është shprehur se në një situatë të tillë ku të gjithë janë në izolim, prindërit duhet të kujdesen për qetësinë psikologjike të fëmijëve.
Braho ka theksuar se është e rëndësishme që në këto ditë karantine prindërit sidomos në Tiranë ku mundësitë që fëmijët të dalin sadopak jashtë është e pamundur duhet të bëjnë një program ditor bashkë me fëmijët në mënyrë që ato ta ndjejnë sadopak presionin e qëndrimit në shtëpi.
“Për fat të mirë moti është në favor të atyre që kanë shtëpi private apo atyre që kanë pak hapësirë rreth shtëpisë. Shpresoj që sa më shumë familje ta kenë këtë mundësi por në Tiranë është thuajse e pamundur pasi fëmijët kanë shumë energji, shkollat janë mbyllur dhe është pak e vështirë të mbahen në shtëpi por megjithatë nuk është e pamundur. Është mirë që në këtë situatë prindërit të bëjnë një agjendë ditore bashkë me fëmijët e tyre në mënyrë që përcaktojnë aktivitetet ditore se çfarë mund të bëjnë brenda në shtëpi, që përveç mësimeve dhe leximeve mund të bëjnë apo lojërat me kompjuterr që nuk duhen bërë gjatë gjithë ditës, këto aktivitete mund të zëvendësohen edhe me kushte në kushtete e shtëpisë”, tha psikologia.
Gjithashtu sipas prisokoges këto ditë izolimi mund të bëhen aktivitete të ndryshme artistike, piktura, punime me dorë që fëmijët i duan dhe i kanë qef./abcnews.al