Si të udhëtosh mirë dhe lirë në Shqipëri, blogerët ndajnë eksperiencat e tyre

schedule11:21 - 23 Nëntor, 2020

schedule 11:21 - 23 Nëntor, 2020

Dy blogerët e udhëtimit Anxhi Çeliku dhe Julian Lala ishin të ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa për të folur për eksperiencat e tyre të udhëtimit me një kosto të ulët dhe të përballueshme. Anxhi thotë se duke qenë se ka vendosur të jetojnë në Shqipëri, dëshiron t’i japë vlera qëndrimit të saj duke eksploruar vendet e bukura, për të dhënë gjithashtu dhe një ide për njerëzit që e ndjekin.

“Kam vendosur të qëndroj në Shqipëri dhe qëndrimit tim këtu dua ti jap një lloj vlere. mendova të promovoj Shqipërinë dhe Kosovën, mundohem që të jem e kujdesshme për të dhënë informacionet korrekte, çfarë të bëjnë njerëzit një fundjavë në Tiranë pse ku mund të shkojnë tani në vjeshtë.”, u shpreh blogerja.

Vloggeri me “Aventurat e Julit” është kthyer në një inspirim për të gjithë ata që i kanë pasion udhëtimet, por nuk kanë mundësi ekonomike.  Juli u shpreh se “Me 50 euro në muaj mund të udhëtosh kur të duash, jo vetëm në Shqipëri dhe në vende më të shtrenjta. E kam bërë me këmbë nga Konsipoli deri në Burrel. Kam bërë me autostop deri në Portugali nga njëra anë, deri në Armeni nga ana tjetër. Pastaj isha në Indonezi, Malajzi. “, shprehet ndër të tjera ai.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!