VIDEO/ Si të përzien gishtat fati, maqedonasi që eliminoi Italinë shënoi në ish-stadiumin e tij

schedule20:25 - 25 Mars, 2022

schedule 20:25 - 25 Mars, 2022

Sulmuesi i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Trajkovski, shënoi një gol vendimtar ndaj Italisë, i cili e çoi ekipin e tij në fazën finale të play-off-it të Kupës së Botës.

Ajo që është veçanërisht interesante është se ndeshja është luajtur në stadiumin “Renzo Barbera”, në shtëpinë e futbollistëve të Palermos.

Trajkovski pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në fanellën e Palermos duke shënuar 20 gola në 113 ndeshje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!