Si të përgatisni në shtëpi ushqimet e fëmijës tuaj

schedule22:02 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 22:02 - 8 Dhjetor, 2020

Ushqyerja e mirë e fëmijës është shumë e rëndësishme, për këtë arsye duhet të kujdeseni që të jetë e tillë në çdo moment edhe kur keni pak kohë në dispozicion, edhe kur jeni duke dalë shëtitje, pra në çdo moment.

Por si ta arrijmë këtë? Duke përgatitur “homogjenizat” në shtëpi!

Duke e bërë këtë ju vetëm do të kurseni para por gjithashtu do të bëni që fëmija juaj të ushqehet shëndetshëm në çdo moment. Si mund të përgatiten?

Për përgatitjen e ushqimeve me bazë mishi ose peshku përbërësit janë:

• Mish pule, gjeli, viçi, peshku, lepuri.

• Lëng perimesh ose ujë.

Si duhet të veprojmë?

• Për sa i përket sasisë duhet të keni parasysh se 200 gr pulë ose gjel deti mund të shërbejnë për 15 vazo të vogla qelqi.

• Pasi e keni prerë mishin në copa shumë të vogla, i piqni në avull derisa të jenë gatuar plotësisht.

• I grini copat e mishit në frulator duke shtuar ujë ose lëng perimesh. Rezultati duhet të jetë një krem homogjen.

• E hidhni përbërjen në vazo dhe e vendosni në ngrirje.

Si të përgatisim kavanozat me fruta?

Fruti duhet të jetë i vetëm një lloji, të cilin duhet të pastroni nga lëkura dhe ta prisni në copa. Frutat mund t’i zieni ose jo dhe t’i kaloni në frulator me disa pika lëng limoni. Për të ruajtur këto kavanoza për një kohë të gjatë duhet që më parë të sterilizoni për 50 minuta kavanozat, të cilat duhet të qëndrojnë në tenxheren e zierjes derisa uji të ftohet. Nëse frutat fillojnë të marrin një ngjyrë të errët mos u shqetësoni, është shumë normale dhe limoni do t’ju vijë në ndihmë.

Po kavanozat me perime?

Duhet të zieni më parë perimet, dhe më pas të veproni njësoj si me frutat por nuk keni pse të shtoni limonin. Në asnjë mënyrë nuk duhet të shtoni kripë.
Si duhet të ruhen këto kavanoza?

Pasi janë gati ushqimet duhet të ruhen në kavanoza me mbyllje hermetike. Nëse do t’i vendosni në frigorifer duhet të konsumohen brenda 24 orëve nga përgatitja. Për t’i ruajtur për një kohë të gjatë (maksimumi 6 muaj) duhet t’i ruani në ngrirje dhe të keni bërë më parë një mbyllje hermetike.

Duke filluar nga muaji i 6 i jetës dhe deri në muajin e 8, skema e ushqyerjes së fëmijës mund të jetë si më poshtë, sigurisht duke prezantuar të gjitha ushqimet me një distancë kohore nga njëra-tjetra.

Vakti i parë

210-240 ml qumësht formule me 1-2 biskota, ose qumësht gjiri.

Vakti i dytë

Supë me 200 ml lëng perimesh, sy lugë pure perimesh (një lloj lakre e quajtur bietola, me karrotë, finok, patate, selino, kungull), 20-30 gr miell drithi (orizi, misri dhe tapioke) ose makarona bebesh, një lugë vaj ulliri, si edhe mish (30-40 gr). Nëse fëmija ka sërish uri mund t’i jepni ½ pure banane, ½ pure dardhe ose ½ pure molle.

Vakti i tretë

Qumësht formule 210-240 ml me 1-2 biskota; 150-180 ml qumësht formule+ gjysëm fruti+1-2 bisktota; kos me ½ mollë ose ½ dardhë dhe 1 biskotë; qumësht gjiri dhe një nga kombinimet e mësipërme.

Vakti i katërt

Supë me 200 ml lëng perimesh, 2 lugë pure perimesh, miell drithi, vaj ulliri si edhe djath bebesh, gjizë ose proshutë. Pas vaktit fëmija mund të hajë edhe gjysëm fruti në formë pureje.

*PhD.MD.Albana Daka, mjeke laboratori-nutricioniste 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!