Nutricionistja, Hyrida Basha ka treguar “sekretin” se si të mos fitojmë peshë gjatë festave të fundvitit. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka këshilluar të gjithë të hanë me moderim, pavarësisht tryezës tunduese.
Sipas Bashës, të gjithë thonë do hamë bakllava, pastaj do shkëpusim karbohidratet nga dieta, por nuk duhet të funksionojë kështu.
“Ajo çfarë unë do të kisha këshilluar është moderimi. Sigurisht që tryeza është tunduese, por pikërisht këtu fillon gjithë çelsi i suksesit në mosmarrjen e peshës në vitin e ri. Sepse varet se çfarë ne kemi vendosur në tryezë, ushqimi nuk vjen me zor te ne, ne shkojmë dhe e marrim. Që në momentin që ne marrim një shportë ta paedukuar, sigurisht që do të kemi një tavolinë të paedukuar dhe një shëndet të paedukuar, në kuptimin e parë të fjalës.
Shporta e paedukuar është ushqime me karbohidrate të thjeshtja. Karbohidratet janë bërë ferri i njerëzve. Të gjithë thonë do hamë bakllava, pastaj do shkëpusim karbohidratet nga dieta jonë. Do vazhdojmë me dietë proteinike, por të gjithë harrojmë që baza e çdo lloj makronutrienti do bëhet sheqer”, u shpreh ndër të tjera nustricionistja./abcnews.al