Australia është një nga vendet e pakta që nuk e ka ndalur futbollin. Kampionati vijon të zhvillohet në vendin e kangurëve dhe ditën e sotme Central Coast Mariners u mposht me rezultatin 2-4 nga Melbourne City.
Gola të shumtë dhe një ngjarje e çuditshme. Jo në fushën e blertë, por jashtë saj. Protagonist ishte një tifoz, i cili kishte gjetur mënyrën e tij për të mbështetur skuadrën e zemrës, pas vendimit të marrë që ndeshjet në Australi të luheshin pa tifozë.
Fansi i skuadrës mike, Melborune City, edhe pse e dinte se nuk mund ta ndiqte ndeshjen nga stadiumi, nuk kishte ngurruar dhe kishte shkuar aty, duke vendosur shallin në një nga dyert rrethuese të stadiumit. Këngë dhe duartrokitje, të kapura edhe nga kamerat e BT Sport. /abcnews.al
Full commitment from this fan in Australia! ? pic.twitter.com/VnJ83SQxqH
— Football on BT Sport (@btsportfootball) March 20, 2020