Takimi i parë është shpesh i sikletshëm dhe stresues. Eksperti Matthew Hussey ndan shpesh këshilla përmes rrjeteve sociale. Ai e përshkruan takimin e tij të parë si “një koktej vdekjeprurës ndrojeje, introversioni dhe një frikë e tmerrshme refuzimi”.
Së fundmi ai ka postuar një video në TikTok ku analizon gjënë nr 1 për të cilën duhet të keni kujdes në takimin tuaj të parë. Trajtojini të tjerët ashtu siç dëshironi të trajtoheni. Në fund të fundit, mirësjellja është çelësi, sipas ekspertit të marrëdhënieve.
“Kur një burrë apo grua vë re që je i/e sjellshme me njerëzit me të cilët nuk ke nevojë të jesh, tregon karakterin tënd të vërtetë.”, shpjegon ai. Kështu që herën tjetër që jeni në një takim të parë, përpiquni t’i ofroni një buzëqeshje dhe një kompliment dikujt. /abcnews.al