Psoriaza është një sëmundje kronike e lëkurës që shkakton njolla të thata, të kuqe dhe kruarje. Këto njolla zakonisht shfaqen te gjunjtë, bërrylat, në lëkurën e kokës, duar, këmbë, ose në pjesën e poshtme të shpinës. Por, ajo mund të prekë çdo pjesë të trupit. Prek çdo moshë dhe vjen nga faktorë gjenetikë ose autoimunë.
Faktorë të tjerë janë stresi, infeksionet bakteriale, kushtet klimatike apo ushqimet e caktuara. Mund të trajtohet dhe me metoda alternative, të cilat i shpjegoi dhe eksperti i bimëve mjekësore, Zef Gjeta. Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, eksperti tregoi përbërësit që duhet për të trajtuar sëmundjen në kushte shtëpiake.
“Një ndër kurat më të thjeshta është ta lyejmë plagën me xhel aloe vera. Mund të përgatisim gjithashtu një xhel me alo vera dhe vaj ulliri ose me fara chia. Një metodë tjetër është me uthull molle, e lyejmë zonën me një pambuk. Duket sikur na ngacmon dhe acaron më shumë por efekti shihet më pas.
Një mënyrë është kamomili, i cili ka efekt qetësues. Nëse e përziejmë me vaj ulliri pse me avokado të shtypur, e aplikojmë me pambuk dhe e kurohet gradualisht. Duhet bërë disa herë në ditë dhe mjafton ta mbajmë për disa minuta.
Një metodë tjetër është dhe përzierja e vajit të ullirit me niseshte dhe miell. Nuk duhet të thahet sepse formon kore dhe është e vështirë të largohet.”, shpjegoi Gjeta. /abcnews.al