Si të kuptoni gjuhën e foshnjës/ Shenjat që përdorin për të komunikuar dhe çfarë nënkuptojnë

schedule20:07 - 2 Tetor, 2023

schedule 20:07 - 2 Tetor, 2023

Foshnjat nuk mund të flasin, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të komunikojnë.

Çdo foshnjë përdor të ashtuquajturën gjuhë të shenjave, megjithëse shumica e këtyre shenjave nuk kanë asnjë kuptim për të rriturit. Nëpërmjet shprehjes së emocioneve fëmija realizon komunikimin e parë, përcjell një sërë ndjenjash duke ndryshuar shprehjet e fytyrës.

Ai gjithashtu komunikon me vështrimin e tij, i cili në fakt hap ciklin e komunikimit. Foshnja përdor të gjithë trupin për të komunikuar kërkesat dhe mesazhet e tij për të arritur qëllimin.

Fërkimi i syve: Fëmija është i përgjumur dhe duhet të shtrihet në shtrat.

Godet kokën ose i tërheq flokët: Kjo shenjë tregon qartë se diçka po e shqetëson. Mund të jetë ndonjë problem i brendshëm, si një dhimbje koke, ose ndonjë faktor i jashtëm, për shembull, një mizë që fluturon rreth saj.

Prekja e stomakut: Kjo tregon dhimbje në stomak. Më shpesh, është një dhimbje që shfaqet tek fëmijët më të vegjël se një vjeç.

Komunikimi: Pothuajse të gjitha foshnjat mësojnë instinktivisht shenjat e komunikimit. Ata do të ngrenë vazhdimisht pëllëmbët e tyre dhe do të mbyllin gishtat për të thirrur dikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!