Si të freskoheni pa pasur nevojë për një kondicioner? Këto hapa të thjeshtë do t’ju ndihmojnë

schedule17:31 - 12 Korrik, 2022

schedule 17:31 - 12 Korrik, 2022

Një nga problemet më të mëdha me të cilat duhet të përballemi gjatë verës është vapa, temperaturat e larta dhe shumë gjejnë shpëtim te kondicioneri. Por një zgjedhje e tillë fsheh probleme si migrena, thatësia e atmosferës dhe deri te ftohja.

Por ka mënyra për të përballuar nxehtësinë pa u mbështetur vetëm te kondicioneri, dhe ato janë më të thjeshta nga sa mund të mendoni. Në të njëjtën kohë, duke kufizuar përdorimin e kondicionerit, ju kurseni para në konsumin e energjisë elektrike.

5 mënyra për t’u freskuar pa pasur nevojë për kondicioner

Përdorni një freskuese

Ventilatori është një alternativë shumë e mirë, veçanërisht nëse jetoni në një apartament të vogël. Zgjidhni një që mund ta lëvizni lehtësisht në mënyrë që ta merrni me vete në çdo dhomë.

Bëni kompresa të ftohta

Freskojeni trupin tuaj duke vendosur një peshqir të vogël në frigorifer për pak kohë. Më pas vendoseni në kyçe dhe qafë.

Shmangni përdorimin e furrës

Përdorimi i furrës është e mjaftueshme për të ngrohur një pjesë të madhe të shtëpisë tuaj. Kufizoni përdorimin e saj gjatë gjithë verës dhe preferoni receta që përfshijnë pjata të ftohta si sanduiçe të lehta, sallata të freskëta dhe makarona.

Mbyllni perdet

Rreth 30% e nxehtësisë së padëshiruar vjen nga dritaret e shtëpisë tuaj. Sigurohuni që të mbyllni perdet gjatë drekës.

Konsumoni sa më shumë lëngje

Mbajeni trupin të hidratuar duke pirë shumë ujë dhe smoothie me fruta të freskëta. /abcnews.al