Si të eleminoni celulitin në kushte shtëpie me këtë përbërës

schedule13:46 - 26 Nëntor, 2020

schedule 13:46 - 26 Nëntor, 2020

Celuliti është makthi i çdo gruaje. Megjithatë ka metoda të ndryshme për ta luftuar atë, si ushqimi i duhur, ushtrimet fizike apo hidratimi. Por, për një mënyrë më të lirë dhe efektive, mund t’i thoni lamtumirë celulitit me maska shtëpiake.

Një mënyrë efikase është llumi i kafesë që jep rezultate të shkëlqyera. Përzieni llumin e kafesë me 2 lugë vaj ulliri derisa të krijohet një masë homogjene.

Më pas, aplikojeni në zonat ku keni celulit duke masazhuar me lëvizje rrethore për të paktën 5 minuta. Shpërlajeni dhe vendosni kremin hidratues të trupit. Procesin përsëriteni tre herë në javë. /abcnews.al