Si te dalim nga karantina? Seferi: Infektimi në masë i pa evitueshëm, e rëndësishme menaxhimi i situatës

schedule08:55 - 30 Prill, 2020

schedule 08:55 - 30 Prill, 2020

Specialisti i Shendetit Publik, Indrit Seferi në një intervistë për Abc e Mëngjesit është shprehur se për të bërë hapjen graduale pas karantinës është e rëndësishme që të kemi një raport të qartë në lidhje me panoramën në të cilën ndodhet vendi.

Seferi ndër të tjera ai shprehet se sipas udhëzimit të OBSH theksohet se është shumë e rëndësishme që për hapjen duhet të bëhet një bilanc i qartë në lidhje me shpërndarjen e të sëmurëve, të shpërndarjes moshore dhe dendësisë së popullsisë.

Duhet të marrim në konsideratë të gjithë faktorët për të marrë një rezultat në mënyrë që të bëjmë një panoramë aktuale. Duhet të shikojmë burimet njerëzore duhet të kuptojmë mirë popullatën tonë, duhet të kuptojmë shpërndarjen moshore , pjesën e shpërndarjes së të sëmurëve dhe fluksin se çfarë mund të përballojmë ne. Në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për të ardhmen. Nga OBSH theksohet se rihapja duhet të jetë nën vendimmarrjen dhe udhëheqjen e specialistëve të Shëndetit publik. Duhet te kemi një raport mes shëndetot publik, social dhe ekonomik. Kur flasim për shëndetin nuk flasim vetëm për atë shëndetsore flasim për atë social, ekonomik dhe psikologjik. Bashkimi i të gjithë ekspertizave më të mira që kemi në terren është mënyra më e mirë për të pasur një vendimmarrje sa më të mirë për realitetin”, është shprehur Seferi.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që të bëhet një analizë e qartë në lidhje me kushtet hoigjenosanitare dhe dendësisë së popullsisë që kemi për të parë rriskun e rrezikut që na paraqitet.

Ne do ta analizojmë që nga kushtet higjenosanitare, nga dendësia e popullsisë, dhe çdo vend ka një profil ndryshe, pasi nuk kemi një ecuri të përbashkët, një vend mund të ketë një hapesirë më të vogël dendësi të madhe popullsie, gjithashtu është e rëndësishme dhe varet nga kultura. Me hapjen është e paevitueshme eliminimi i infektimit tënjë pjesë të madhe popullsisë, por e rëndësishme është që të mbahen nën kontroll. Për të bërë projeksione të sakta dhe për të marrë vendime sa më të sakte duhet të kemi informacione sa më shumë dhekëtë e merr përmes testeve sa më masive dhe gjurmimi i rasteve në terren për të parë mënyrën se si janë të shpërndarë. Testet serologjike kanë filluar në stafin mjekësor”, ka thënë ndër të tjera eksperti i Shëndetit Publik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!