Ka disa mënyra për të aplikuar penelin. Në varësi të mënyrës që do të zgjidhni, mund të ndryshoni paksa formën e syve ndërkohë që do t’i jepni stil edhe grimit tuaj, nga gotik, dramatik, retro në shik. Mund ta aplikoni vetëm në qepallën e sipërmne, në këndin e jashtëm ose në të gjithë gjatësinë e syrit.
Nëse keni sy të vegjël, formimi i saktë i linjës së penelit luan një rol të rëndësishëm për t’i bërë sytë të duken më të mëdhenj dhe më intensivë. Prandaj mund të krijoni një vijë të hollë nga cepi i brendshëm te pjesa e jashtme e syrit. Nëse keni sy të mëdhenj, mund ta bëni vijën më të gjerë duke i dhënë thellësi shtesë pamjes suaj.
Nëse doni të krijoni një pamje seksi, stili i syve mace është ideal. Trashësia e penelit duhet të jetë e hollë në pjesën e brendshme dhe ndërsa lëvizni drejt qosheve të jashtme duhet të bëhet më e gjerë. Për një pamje të freskët dhe rinore mund të aplikoni penelin vetëm në cepat e jashtëm të syve.
/abcnews.al