Si ta mbroni fëmijën tuaj nga alergjitë pranverore?

schedule23:49 - 14 Prill, 2023

schedule 23:49 - 14 Prill, 2023

Poleni në pranverë mund të shkaktojë reaksione të forta alergjike edhe në një distancë të largët.

Kjo është arsyeja pse alergjitë e sistemit të frymëmarrjes janë në rritje gjatë muajve të pranverës. Është pothuajse e pamundur që një fëmijë të shmangë alergjinë plotësisht, prandaj ajo që duhet të bëni është të merrni disa masa.

Mbyllni xhamat e makinës

Shmangni shëtitjet e panevojshme me fëmijë në fshat, veçanërisht pranë pemëve dhe bimëve alergjike. Për shembull, ulliri është përgjegjës për reaksionet alergjike më të fort, gjatë sezonit të lulëzimit (fund prilli deri në fund maji).

Bëni shëtitje në zona bregdetare të karakterizuara nga sasi të vogla poleni.

Ajrosni dhomat e shtëpisë tuaj herët në mëngjes (deri në orën 9) pasi lëshimi i polenit fillon kur atmosfera nxehet, pastaj mbyllini dritaret.

Nëse jetoni në zonë ku ka shumë polen, sigurohuni që të ndryshoni veshjet dhe këpucët e jashtme sapo të ktheheni në shtëpi.

Lajini fëmijën pas shëtitjeve ose lojërave në park.

Largoni merimangat dhe kërpudhat

Studimet tregojnë se më shumë se 50% e fëmijëve zhvillojnë alergji nga pluhuri, të cilat janë përgjegjëse për astmën alergjike dhe rinitin, dhe jo vetëm në sezon. Merimangat janë të padukshme me sy të lirë, ushqehen me qeliza të vdekura të lëkurës së njeriut dhe jetojnë kryesisht në dyshekë, jastëkë dhe çarçafë, por edhe në qilima, perde dhe orendi me mbulesa pëlhure.

Alergjitë e frymëmarrjes gjithashtu mund të përkeqësohen nga kërpudhat e ndryshme, të cilat zakonisht gjenden në zona me lagështirë relative, të tilla si dollapët e lagur, banjat, depot dhe gjethet e kalbura të kopshtit.

Prandaj merrni masat tuaja edhe për këto zona në mënyrë që mjedisi i fëmijës të mos preket. Për të zvogëluar lagështinë në vendet ku grumbullohet shumë avull uji përdorni një dehumidifikues. Ajrosja e mirë e shtëpisë është gjithashtu ide e mirë për familjet me fëmijë me alergji të frymëmarrjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!