Si ta mbani ujin e ftohtë pa e vendosur në frigorifer

schedule21:13 - 8 Korrik, 2022

schedule 21:13 - 8 Korrik, 2022

Në verë me temperaturat e larta ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave për t’u freskuar. Përveç pijeve freskuese, frutave të stinës, smoothies dhe lëngjeve, mënyra më e lehtë dhe më efektive për ta arritur këtë është sigurisht pirja e ujit!

Po sikur uji ynë të jetë jashtë frigoriferit? A ka ndonjë mënyrë për ta bërë atë të freskët? Një truk që ia vlen ta provoni dhe mund ta bëni edhe jashtë shtëpisë, për sa kohë që keni me vete mjetet e duhura…!

Çfarë do t’ju duhet? Një shishe me ujë dhe një leckë të lagur. Si do të funksionojë truku?

Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  • Lagni shumë mirë leckën dhe shtrydhni mirë, në mënyrë që të mbetet mjaft e lagur, por të mos pikojë.
  • Më pas e mbështjellim shishen e ujit me leckë dhe sigurohemi që e gjithë sipërfaqja e saj të jetë e mbuluar prej saj.
  • Vendoseni shishen e mbështjellë kështu në diell! Po, keni dëgjuar mirë! Tek dielli! Ky fenomen quhet termodinamikë. Nxehtësia nga rrezet e diellit do të thithë lagështinë e pëlhurës. Kjo nga ana tjetër do të thithë nxehtësinë e shishes, duke ftohur kështu brendësinë e saj, duke ulur temperaturën e saj.
  • Kjo teknikë funksionon po aq mirë për shishet plastike dhe qelqi sa edhe për ambalazhet prej alumini.

Truke të tjera po aq efektive

Me kripë të trashë dhe akull

Nëse jeni duke bërë një piknik në natyrë, atëherë ky truk mund t’ju ndihmojë të mbani pijet tuaja të freskëta. Hidhni një sasi të mjaftueshme akulli në një tas. Më pas shtoni kripë të trashë dhe derdhim në legen pijet që duam të ftohen. Rezultati është magjik! Në këtë mënyrë akulli shkrihet menjëherë dhe në vetëm 2 minuta mund të kemi një rezultat shumë të lezetshëm.

Në ujë të ftohtë natyral

Nëse jeni në një park, ku ka një liqen ose det natyror, atëherë mund ta zhysni ujin në ujë për ta ftohur. Përpara se ta bëni këtë, sigurohuni që të jetë mbyllur mirë!/abcnews.al