Si ta kuptoni kur dikush po ju gënjen? Neuroshkencëtarja njohëse Caroline Leaf shpjegon mesazhet verbale dhe fizike që tradhtojnë personin. Ka nga ato që janë klasike dhe tashmë jemi njohur me to, ashtu siç ka nga ato që ndryshojnë, varësisht nga personi. Nuk janë të njëjta për të gjithë.
Shenjat fizike
Më klasikët janë kur dikush djersitet, sytë i zgjerohen dhe dridhen. Megjithatë, mund të jenë gjithashtu shenja të një stresi të thjeshtë. Por nëse ato nuk përputhen me sjelljen e tij të zakonshme, kjo do të thotë diçka. Por shenja më e rëndësishme është kur ai shmang kontaktin me sy.
Shenjat verbale
Ne priremi t’i kushtojmë vëmendje vetëm mënyrës sesi ai flet dhe jo asaj që thotë. Kur një person fsheh diçka, ka tendencë të japë shumë ose shumë pak informacion. Gjithashtu, toni i zërit mund të ndryshojë. Dhe sigurisht një tjetër gjë që i nxjerr zbuluar: kur tregojnë detaje, të cilat ndryshojnë papritur. /abcnews.al