Si shpëtoi një grua me rripin e pantallonave, shqiptarja ‘heroinë’ në Zvicër: Ishte poshtë trenit

schedule08:10 - 9 Shtator, 2020

schedule 08:10 - 9 Shtator, 2020

Antigona është vajza që është kthyer në një heroinë në Zvicër. Kjo pasi ka bërë një gjest vertetë të jashtëzakonshëm.

Ajo ka arritur të shpëtojë në kohë me rripin e pantallonave një grua që ndodhej poshtë trenit. Antigona, e cila është pjesë e ushtrisë zviceriane ka arritur të parandalojë gjakderdhjen dhe në këtë mënyrë i ka shpëtuar jetën zonjës.

“Kur e kam treguar ngjarjen, nuk më kanë besuar, derisa kam treguar që nuk e kam rripin e pantallonave. Jam e para që kam marrë një vlerësim nga shefi ushtarak në Zvicër.

Këtu ushtria është e detyrueshme për meshkujt. Unë kam studiuar për famarci dhe e kam për më vonë, ndërsa ushtria është pasioni im”, është shprehur ajo.

Më tej, ndonëse me pak problem në leksikun e shqipes, ajo ka thënë se me gruan që i ka shpëtuar jetën mban kontakte dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sakaq, Antigona ka theksuar se aktualisht ndodhet në kazermë, pasi ka pasur kontakte me një person të infektuar me Covid-19 dhe i duhet të karantinohet.

“Për një vit nuk kam pas kontakt me këtë vajzën. Më pas kemi fol dhe më ka thënë që ka krahun e saj, pas operacionit. Nuk ka vendos protezë.

Tani ndodhem në kazermën ushtarake, unë kam pas kontakte me një person pozitiv dhe më kanë detyruar të qendrojë në karantinë”, shtoi ajo. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!