Disa ditë më parë gazetari Artan Hoxha në emisionin Opinion publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama me personin që është përmendur në listën e OFL-së, Ardian Çapja. Sot shefi i qeverisë është pyetur për këtë foto.
Hoxha: Më 3 shkurt nisi OFL, më 4 zëdhënësja e operacionit publikoi inicialet. Kur iu prezantuat projektin e “Anti-KÇK”, ju thatë se një bos i botës së krimit hyri me pranga në sallën e gjyqit dhe doli pa pranga, dhe ai personi ishte nipi i këtij personit, me të cilin jeni në foto. Ju vazhdimisht jeni akuzuar nga ish-paraardhësi juaj, që keni mbështetur grupin rival të kësaj bande. Sa fillon KCK, del emri i këtij. Ju i zgjidhni vendet ku hyni e dilni, në resortin e tij është qëlluar me armë e tanke në mes të ditës dhe unë nuk e di kush ju ka futur juve aty brenda. Askush nuk mund të rrezikojë jetën, që t’iu fus juve aty brenda.
Rama: Është foto e hotelit, je në metro apo jo.
Artan Hoxha: Si shkon atje kur është objekt i një grupi kriminal. Një gjyqtar dhe një prokuror me atë foto dorëzon detyrën.
Rama: Në të gjithë periudhën e qeverisë tonë, nuk ka qenë kurrë problemi i vullnetit tonë, por drejtësia e kalbur dhe e kapur na ka gjunjëzuar.
Rama: Ka mundësi të flas unë. Unë flas me fakte.
Hoxha: Fakt është ai.
Rama: Ej, keni marrë ndonjë gjë sot, apo jeni esëll./abcnews.al