Loja mes Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës së Lartë për të mbajtur në detyrë, gjyqtarë me mandate të skaduar, nuk ka të përfunduar.
Së fundmi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pezulloi procedurën e verifikimit të kandidatëve për vendin bosh të gjyqtares së dorëhequr Elsa Toska në Gjykatën Kushtetuese.
Toska, u largua nga detyra 8 muaj më parë, por në gjithë këtë kohë, KED ka konstatuar se për vendin e saj interes paraqitën vetëm 2 kandidatë, kur duhet të paktën 3.
Kështu, vendosi ti kërkojë Kuvendit të rihapë edhe njëherë garën. Por ndërkohë, prej 8 muajsh, Gjykata Kushtetuese mbetet me 1 anëtar më pak, ose 8 anëtar.
Dy prej të cilave, me mandat të mbaruar. Kryetarja, Holta Zaçaj dhe Sonila Bejtja duhet të ishin larguar prej kohësh.
Por si me Elsa Tokën, edhe me dy koleget e saj, është vënë re e njëjta lojë. Në garën për ripërtëritjen e Gjykates Kushtetuese dhe zëvendësimin e Holta Zaçajt ka ose pak kandidatë, ose disa që tërhiqen në moment të fundit, ndërsa Sonila Bejtjas i është bërë mburojë vetë Gjykata Kushtetuese e drejtuar nga Holta Zaçaj.
Dhe kjo lojë, po i mban ende në detyrë, duke u zgjatur mandatin pa mbarim. Nga njëra anë është vetë Gjykata Kushtetuese, kurse nga ana tjetër është Gjykata e Lartë, e cila në dhjetor nxitoi të zëvendësonte kryetaren Zaçaj, ndërsa tani edhe institucioni i Sokol Sadushit, shprehet se ka mungesë kandidaturash për to.
Por ndryshe nga Elsa Toska, e cila u emërua nga Kuvendi, ka rishpallje të vakancës, për Sonila Bejtjan, me mandat të përfunduar më 25 janar, Gjykata Kushtetuese e drejtuar nga Holta Zaçaj nuk i ka dhënë asnjë sqarim organit të emërtesës, Presidencës së drejtuar nga Bajram Begaj, pse nuk ka shpallur ende vakancën për ta zëvendësuar prej muajit janari kur i perfundonte mandati, në mënyrë që Presidenti të shpallë garën e të emërojë pasardhësin.
Por për Holta Zaçajn, Gjykata e Lartë nuk ka asnjë nxitim. Përkundrazi, ajo vijon të jetë kryetare dhe gjyqtare tashmë prej 5 marsit, 3 muaj me mandat të skaduar, kurse vetë Gjykata e Lartë nuk rishpall hapje gare për të, por vijon ti shtyjë qëndrimin Zaccajt në detyrë.
Vetë Gjykata Kushtetuese është në një situatë të paprecedentë. Me 8 anëtarë, prej 8 muajsh, shumë vendime kanë rrezikuar të dalin me votim 4-4, dhe vetë Gjykata detyrohet të mos dalë me një vendim për çështje të caktuara. 2 prej këtyre votave, janë të Holta Zaçajt dhe Sonila Bejtjas.
Si duket ne gjykaten e larte dikush e ka qetesuar kryetarin. Sadushi u perfshi ne perplasje direkte me zacajn, por tani gjakrat jane qetesuar. ne djall vafte ligji, rrofshin konjukturat. / abcnews.al