Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Si rusët transferuan shuma të mëdha parash në Zvicër nëpërmjet pasaportave ‘të arta’ edhe pas sanksioneve?

schedule10:38 - 15 Shtator, 2023

schedule 10:38 - 15 Shtator, 2023

Rusët e pasur vazhduan të transferonin para në Zvicër edhe pas pushtimit rus të Ukrainës, sipas një hetimi, duke përmendur si shembull rastin e një drejtori të një kompanie publike që mbështet aktivisht luftën.

Sipas këtij hetimi, vajza dhe partneri i Aleksandër Ponomarenkos, drejtorit të Mosvodokanal, kjo kompani furnizon qytetin e Moskës me ujë të pijshëm “transferoi miliona në Zvicër, edhe pas fillimit të luftës”.

Në qershor 2022, ndërsa OKB-ja denoncoi në Gjenevë mizoritë kundër civilëve në Mariupol, vajza e Ponomarenkos hapi “pothuajse njëkohësisht” një llogari në Reyl Bank në Cyrih, në të cilën u depozituan 9.5 milionë dollarë menjëherë më pas, raporton abcnews.al



Në nëntor të po atij viti partneri i saj kishte rreth 26 milionë dollarë në Julius Baer dhe 4.5 milionë të tjera në bankën Pictet. Në mars të vitit 2022, Zvicra i ndaloi bankat e saj të pranonin depozita prej më shumë se 100,000 frangash nga qytetarët rusë.

Shumë banka, përfshirë Julius Baer, ​​kishin njoftuar vullnetarisht se po “divorcoheshin” nga klientët e tyre rusë. Por këto kufizime anashkalohen lehtësisht, veçanërisht nëse dikush ka një “pasaportë të artë”.

Partneri dhe vajza e Ponomarenkos kanë një pasaportë ose leje qëndrimi në një vend të BE-së, gjë që i lejon ata të mos konsiderohen si “klientë nga Rusia”.

Megjithëse emri i Ponomarenkos nuk është në listat e njerëzve të sanksionuar nga aleatët e Ukrainës, “vajza dhe partnerja e një drejtori të një ndërmarrje publike janë persona të ekspozuar politikisht dhe për këtë arsye klientë me rrezik të lartë për bankat,” vuri në dukje Greta Fenner, drejtoresha e Institutit të Bazelit, i cili ndihmon qeveritë të gjurmojnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme.

Zvicra kritikohet shpesh, veçanërisht nga SHBA, të cilat e akuzojnë atë se nuk po bën sa duhet për të gjurmuar pasuritë e oligarkëve rusë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!