Nevina Shtylla është një ndër moderatoret më të dashura shqiptare. Ajo ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për bukurinë dhe elegancën e saj. Moderatorja është shumë aktive në rrjere sociale, ku shpesh publikon foto dhe video nga përditshmëria e saj.
Ajo po shijon disa ditë pushime, ku nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit edhe foto. Së fundmi, ajo ka pozuar nga plazhi, ku shfaqet e veshur me bikini. Nevina ka treguar edhe njëherë se vijon të jetë në super formë, dhe komplimentet që ka marrë kanë qenë të shumta.
“Nuk mendon se thyen shumë zemra kështu”, “Femra më origjinale dhe simpatike e ekranit”, kanë qenë disa ndër komentet e shumta që kanë rënë në sy në postimin që moderatorja ka bërë.
Nevina është përfolur shumë edhe për djalin që i ka rrëmbyer zemrën, por moderatorja është treguar shumë e rezervuar duke preferuar të mos komentojë asgjë, dhe ta mbajë atë larg vëmendjes së publikut. /abcnews.al/