Sot është një ndër reperët më të suksesshëm por për të arritur majat Noizy-t iu desh një rrugë e gjatë dhe shumë punë. Pasi rikthimit nga Anglia, reperi iu përkushtua muzikës duke krijuar emrin më të komentuar në tregun shqiptar.
Ai ka folur shpeshherë për peripecitë dhe sfidat që ka kaluar në jetë për të arritur këtu ku është sot. Së fundmi, Noizy është bërë nostalgjik për kohën e adoleshencës dhe ka ndarë një fotografi me ndjekësit në rrjete sociale.
Ai shihet teksa ka pozuar përpara një Ferrari në moshën 15 vjeçare dhe ku duket mjaft ndryshe nga sot. “15 vjeç, kur kam parë Ferrari për herë të parë.”, ka shkruar reperi. /abcnews.al