Është treguar gjithmonë hermetike për jetën personale, sidomos kur bëhet fjalë për familjen e saj. Por sot Lei Kraja ka thyer rregullin duke na prezantuar me motrën dhe të vëllain. Gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram, njëri prej tyre ka kërkuar një foto të familjes, dhe moderatorja ia ka plotësuar dëshirën.
“Një foto e rrallë me familjen time. Më pëlqen ta mbaj jetën time private. Motra dhe vëllai im.”, ka shkruar Lei krahas postimit. Ndërsa pyetjes se kush është anëtari më simpatik i familjes, moderatorja i është përgjigjur me një foto të vëllait. Lei ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si moderatore sportive.
Së fundmi, ajo ka shfaqur talentin dhe në aktrim me pjesëmarrjen tek Portokallia. E ftuar pak javë më parë në “E ardhmja është vajzë”, Lei rrëfeu momentet më të vështira. “Vështirësitë e jetës mund t’i ndaj në 3 etapa. Një nga këto është kur u ndanë prindërit e mi, gjë që ishte shumë e vështirë për mua. Shqiptarët e bëjnë pak tragjike ndarjen edhe për ne ishte shumë e vështirë në atë kohë nga ana emocionale se ishim 4 fëmijë.”, ka rrëfyer Lei. /abcnews.al