Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të kaluar, të cilët mirëpritën një vajzë. Ata janë treguar shumë të rezervuar përsa i përket së bijës, saqë dhe emrin e saj fansat e zbuluan rastësisht nga Instagrami i saj. “Mamaja e Khai”, shkroi ajo.
Modelja ka ndarë shpeshherë fotografi me vogëlushen por është kujdesur të mos zbulojë portretin e saj. Ndërkohë, pak orë më parë Hadid ka postuar si rrallëherë një foto të plotë të vogëlushes Khai, e cila bën gjashtë muajsh në fund të Marsit. “Vajza ime e madhe”, ka shkruar modelja.

Modelja 25-vjeçare dhe ish anëtari i bandës “One Direction” filluan të takoheshin për herë të parë në 2015. Romanca e tyre është shoqëruar me peripeci që çuan në shumë ndarje dhe ribashkime, por u rikthyen sërish në krahët e njëri-tjetrit në fund të 2019. Tashmë po shijojnë dhe periudhën më të bukur të jetës me ardhjen në jetë të vajzës. /abcnews.al



