Si rrallëherë, çifti Beckham mban një diet të paprovuar më herët

schedule14:43 - 1 Tetor, 2020

schedule 14:43 - 1 Tetor, 2020

Victoria dhe David Beckham kanë ndryshuar zakonet e tyre të të ngrënit si pjesë një “jave wellness” në Baden-Baden, Gjermani

Ata kanë jetuar si vegjetarianë, duke mos konsumuar asnjë lloj mishi dhe duke ndjekur një dietë me bazë bimore, shkruan Mirror.

David është shprehur se konsumi i frutave si mango, shalqi, avokados, si dhe i ushqimeve të tjera të shëndetshme, ka qenë “i kënaqshëm”.

Edhe Victoria ndjek dietën me bazë bimore, ndonëse prej kohësh, ajo nuk konsumon më bulmet.

Çifti ka qëndruar për një javë në një qendër detoksi në Gjermani, ndërkohë që tani, ata ndodhen në Villa Stephanie, ku një kuzhinier personal dhe një nutricionist u shërbejnë atyre ushqime të shëndetshme, vegjetariane si pjesë e një programi të “mikpritjes luksoze të kujdesit shëndetësor”. l.k/abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CA7968BHEx-/?utm_source=ig_embed

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!