Një vloger turk është përballur me shumë vështirësi kur ka kërkuar që të nxjerrë një fotografi me flamurin grek në Stamboll.
Në videon e publikuar si një eksperiment social, vlogeri i kërkon qytetarëve të ndryshëm që t’i bëjnë një foto me celularin e tij, raporton abcnews.al.
Pasi ata pranojnë, ai nxjerr flamurin grek duke shkaktuar mjaft reagime. Madje, në njërin prej rasteve, një vajzë e qëllon atë me shpullë pasi i riu tha se flamuri grek edhe mund të puthet.
Po ju si do të reagonit në këtë rast?