Si qëndron e vërteta e gjyqit? Romeo dhe Donaldi sqarojnë për herë të parë se çfarë ka ndodhur

schedule10:40 - 4 Qershor, 2022

schedule 10:40 - 4 Qershor, 2022

Prej disa javësh përflitet se Romeo dhe Donald Veshaj kanë probleme me drejtësinë që nga viti 2013. Mediat raportonin se bëhej fjalë për një sherr që ka ndodhur kur ata ishin në gjimnaz, kohë kur ata nuk ishin të njohur, ku plagosën me mjete të forta shtetasin me iniciale A.L.

Mes të tjerash, u përfol se arsyeja e zënkës kishte qenë një vajzë. Ngjarja është rikthyer në vëmendje pasi thuhej se Prokuroria kërkonte rishqyrtimin e vendimit që la të lirë vëllezërit Veshaj. Për këtë, vëllezërit e famshëm kanë folur për herë të parë publikisht gjatë emisionit “Më lër të flas”.

Ata komentuan situatën e tyre pasi reperi Gjiko po fliste për akuzat që kanë qarkulluar ndaj tij, se ka abuzuar seksualisht ndaj një vajze 15 vjeçare.
Ndonëse nuk hynë shumë në detaje, Donaldi theksoi se në fakt bëhej fjalë për një seancë këshillimi.

“Dhe unë dhe Donaldi kaluam një situatë të ngjashme për një situatë që kishte vite që kishte ndodhur. Disa nuk më duken si gazetarë por si skenaristë dhe regjisorë që e formojnë historinë e jetës tënde siç duan ata dhe jo se si është realisht.”, tha Romeo.

“Për mua dhe Romeon thuhej se ka një seancë gjyqi për të pandehurin ndërkohë që ajo ishte një seancë këshillimi. Ne nuk kemi dashur as të dalim me deklarata dhe të themi shiko se kjo nuk është e vërtetë. Në fund të fundit, portalet duan vëmendje.“, tha Donaldi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!