Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si pritet të ndikojë rikthimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi? Ja si përgjigjen ekspertët

schedule17:36 - 20 Janar, 2025

schedule 17:36 - 20 Janar, 2025

Si pritet të ndikojë rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë? Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Juxhina Sotiri thotë se çdo marrëveshje që mund të arrihet në këtë 4 vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë, do të sjellë qëndrueshmëri.

Ndërkohë pedagogu Klajdi Bregu tha se “gjithçka varet nga kushtet e administratës në Kosovë dhe nëse do të ‘detyrohet’ për të bërë gjëra që nuk janë në interes të Kosovës.”

Pjesë nga diskutimi:

Juxhina Sotiri: Do të thosha se në politikën e tij të jashtme, sa i përket Ballkanit dhe Kosovës, nuk mund ta analizojmë të izoluar nga vetë politika e tij e jashtme për Evropën. Vëmendja e SHBA për Kosovën dhe rregullimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojë. SHBA por edhe vende të tjera kanë investuar gjatë në financa dhe kapitalin human, dhe forcë ushtarake për këtë stabilitet. Do të ketë një vëmendje edhe në marrëdhëniet përtej Kosovës dhe Serbisë, që janë faktor stabiliteti, siç është edhe Shqipëria. Çdo marrëveshje në këtë 4 vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë, do të sjellë qëndrueshmëri në marrëdhëniet e ardhshme. E shikoj si moment që mund të sjellë stabilitet përtej frikës nëse do të ketë cedim territori apo shkëmbim mes dy vendeve.

Klajdi Bregu: Do të vija në dukje, diku rreth zgjedhjeve ishin bërë disa sondazhe për preferencat e tyre dhe vura re që një nga vendet që kishte mbështetje më të madhe ishte Serbia. Kjo mund të mos jetë një shenjë e mirë se tregon se Trump do t’i favorizojë ata. Por gjithçka varet edhe nga kushtet e administratës në Kosovë dhe nëse do të lejohen të detyrohen për të bërë gjëra që nuk janë në interes të Kosovës.

Juxhina Sotiri: Mendoj se do të ketë avancim në dialog. Mendoj se do të kemi një rishpërndarje të administratës në Kosovë dhe Serbi dhe nuk e shoh jetëgjatë liderin e Kosovës, një aktor që do ta mbajë peng deri diku dialogun politik. Edhe vetë kritikat nga SHBA, shkojnë në këtë drejtim. Nuk duhet të harrojmë se Kosova ende është një shtet që nuk është i njohur nga të gjithë shtetet dhe për sa kohë është nën një rezolutë dhe ka një mision sigurie, do të avancohet dialogu në drejtim të stabilitetit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!