Si po rekrutojnë fëmijë përmes lojërave online kartelet e drogës në Meksikë

schedule10:13 - 21 Tetor, 2021

schedule 10:13 - 21 Tetor, 2021

Bandat po hyjnë në platformat e lojërave video për të rekrutuar  fëmijë në Meksikë, tha qeveria të mërkurën, duke cituar zhdukjen e të tre fëmijëve që fatmirësisht u gjetën nga policia.

Në platformat “Playstation, Xbox dhe Nintendo”, me “anonimitet” të plotë, kriminelët “fitojnë marrëdhënie” me të miturit dhe “fillojnë procesin e bindjes, rekrutimit”, shpjegoi zëvendësministri i Sigurisë Publike, Ricardo Mechia, përcjell abcnews.al.

Krimi i organizuar gjithashtu shfrytëzon faqet e rrjeteve sociale si TikTok dhe Instagram, shtoi Mechia, duke folur gjatë një konference shtypi me Presidentin Andres Manuel Lopez Obrador. Kriminelëve u paraqiten kodet e përdoruesit si “CJNG, CDN, dhe variante të tjera”, shtoi.

Më 9 tetor, në shtetin e Oaxaca (jug), autoritetet gjetën tre fëmijë të moshës 11 deri në 14 vjeç , familja e të cilëve kishte raportuar zhdukjen e tyre. Një grua u arrestua.

Një nga fëmijët kishte rënë në kontakt me kriminalë në gusht përmes “Free Fire”, një lojë video që mund të shkarkohet falas në telefonin celular, sipas autoriteteve.

Njeriu i krimit të organizuar “i ofroi një punë në Monterrey” pasi mori numrin e tij të telefonit në Facebook, sipas Mechias.

“Puna” ishte “monitorimi i frekuencave të radios dhe paralajmërimi në rast të pranisë së policisë” për një tarifë prej “8,000 pesos” rreth 360 euro çdo dy javë, vazhdoi zëvendësministri.

I mituri e pranoi ofertën, të cilën e ndau me dy shokët e klasës, shtoi Mechia. Tre të miturit u takuan më 9 tetor me gruan që i mori pranë një stacioni autobusi para se të arrestoheshin.

“Ne do t’u dërgojmë një mesazh familjeve, nënave, baballarëve, fëmijëve dhe adoleshentëve në lidhje me rreziqet e lojërave video ,” tha Presidenti Lopez Obrador. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!