Pekini po përdor të dhënat e marra nga telefonat për të mbledhur më shumë se 350,000 njerëz dhe për t’i testuar, teksa vendi përballet me një valë të dytë të koronavirusit.
Banorët po marrin mesazhe apo telefonata, ku nxiten të testohen, nëse është vërtetuar se kanë qenë në zona të kuqe apo kanë pasur kontakt me njerëz që janë të infektuar.
Një zyrtar shpjegoi se 355,000 njerëz janë identifikuar si me mundësi të larta rreziku, duke përdorur të dhënat e siguruara prej telefonave të tyre.
Këto masa sigurie janë marrë pas një shtimi të shpejtë të rasteve me koronavirus në Pekin./abcnews.al