Përfaqësues të bizneseve, në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC Live janë shprehur se nëse afati i fiskalizimit nuk shtyhet ata do të futen në grevë. Sipas tyre, realizmi 100 për qind i këtij procesi është i pamundur ndërsa deklaruan se vendosja e gjobave e vështirëson më tej situatën.
Ndërkohë, ministria e Financave e kontaktuar nga ABC në lidhje me këtë çështje nuk ktheu një përgjigje konkrete për shkak se “është ndërruar ministrja.” Sipas përgjigjes të dhënë, ministria është në proces tranzicioni. Gjatë bisedës në studio, Albert Nasto u shpreh se biznesi i vogël nuk ka mundësi financiare për ta bërë procesin e fiskalizimit.
“Nuk jemi në gjendje financiare që të bëjmë procesin e fiskalizimit. Nëse unë nuk kam ta ble. Në 2000 biznese, vetëm 100 mund ta blenë. Kushti dy, ne nuk e përdorim dot. Nuk ka biznesi i vogël të atillë ngritje arsimore. Është shumë sistem i sofistikuar…Unë mezi po mbaj veten.”
Deklaratat e Nastos u mbështetën edhe nga Florian Zekja i cili tha se fiskalizimi u shkakton kosto të përballueshme bizneseve ndërsa nuk mungojnë as angaritë në sistem. Kurse, eksperti kontabël Agim Binaj tha se ky sistem tatimi i duhet Shqipërisë, por nuk mund të themi me siguri nëse kjo është koha e duhur për ta implementuar. /abcnews.al/