Si po e pasqyrojnë mediat ruse pushtimin

schedule13:46 - 24 Shkurt, 2022

schedule 13:46 - 24 Shkurt, 2022

Shumica e mediave në Rusi janë të kontrolluara nga shteti – gjë që shpjegon se përse kanalet televizive të vendit po e paraqesin pushtimin si një akt vetëmbrojtjeje që synon vetëm neutralizimin e ushtrisë së Ukrainës.

Shumë kanale kanë cituar një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes duke theksuar se “armë me precizion të lartë” po përdoreshin kundër vendeve ushtarake ukrainase, pa asnjë kërcënim për civilët.

Televizioni zyrtar shtetëror Rossiya 1 filloi një buletin lajmesh duke thënë: “Sot Rusia ka filluar një operacion special ushtarak që synon mbrojtjen e njerëzve që për tetë vitet e fundit janë nënshtruar abuzimit dhe gjenocidit nga regjimi në Kiev”.

screenshot nga kanali shtetëror i lajmeve Rossiya 24

Ndërkohë, disa buletine lajmesh kanë paraqitur intervista vox-pop në rajonet e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore me vendasit në dukje të gëzuar.

Kanali zyrtar shtetëror i lajmeve Rossiya 24 tregoi dy persona në Donetsk duke folur me një gazetar.

“Është madhështore. Nuk ka fjalë të tjera për ta përshkruar atë,” tha një burrë.

“Jam vërtet e lumtur. Ne kemi pritur tetë vjet për këtë,” tha një grua për tv rus. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!