Si nuse dhe dhëndër, Ami publikon foton me Ermalin të 10 viteve më parë

schedule11:23 - 12 Shtator, 2020

schedule 11:23 - 12 Shtator, 2020

Dy ditë më parë, çifti i njohur Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi festuan 10-vjetorin e martesës. Ishte aktori që surprizoi Amin me një darkë romantike plot lule dhe qirinj, në një resort luksoz në jug të vendit.

LEXO EDHE: FOTO/ 15 vite bashkë, Ermali tregon sa e do Amin me frazën më romantike

Por duket se kjo ditë nuk është mbylluar me kaq, pasi pak orë më parë moderatorja është bërë nostalgjike për ditën e dasmën. Ami ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqen si nuse e dhëndër.

Vihet rë që çifti vazhdojnë ta ruajnë të njëjtën buzëqeshje edhe sot, ndonëse vitet kanë shkuar.

Kujtojmë se Ami dhe Ermali, tashmë kanë dy fëmijë, djalin e quajtur Joel dhe vajzën Sia. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!