Si një ruse e vërtetë, Tayna bën ndryshimin drastik në look

schedule20:44 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 20:44 - 4 Dhjetor, 2020

Tayna është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Reperja eksperimenton shpesh me pamjen, por së fundmi ka guxuar sërish duke bërë një ndryshim drastik në look.

Ndryshe nga personazhet e tjerë që i janë përshtatur stinës duke i errësuar disi flokët, reperja ka vendosur të bëhet totalisht bionde dhe të presë baluket. Krahas videos që ka publikuar në Instastory, Tayna shkruan: “Sasha from Russia”.

Kujtojmë që Tayna ka paralajmëruar projektin e radhës që pritet të publikohet së shpejti. Pasi konfirmoi kontratën me shëpinë diskografike Sony Music, Tayna zbuloi disa bashkëpunime me artistë të huaj, por që për shkak të pandemisë janë shtyrë. /abcnews.al