Si nisi sherri? Reperi grek lëshoi thikën, roli i dy shqiptarëve në plagosjen e dyfishtë

schedule08:45 - 10 Nëntor, 2021

schedule 08:45 - 10 Nëntor, 2021

Një përplasje e ashpër ndodhi pasditen e së martës në Greqi dhe si pasojë dy persona u plagosën me thikë. Tre janë personat e arrestuar, mes tyre edhe reperi 25-vjeçar bullgaro-nigerian Thug Slime. Dy nga të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë si pasojë e përplasjes me thika. Thug Slime akuzohet për sulmin me thikë.

Por si ndodhi përplasja?

Mediat greke shkruajnë se ka qenë ora 16:00 e pasdites së djeshme, kur një makinë me katër pasagjerë, dy shqiptarë, një bullgar dhe një grek, ka ndaluar jashtë një kafeneje në rrugën “Lenorman”. Nga konflikti u plagos edhe një shqiptar.

Kush është Thug Slime

Thug Slime ka lindur në vitin 1996 në Sofje me nënën nga Bullgaria dhe babain nga Nigeria. Familja u shpërngul në Greqi kur reperi ishte në shkollën fillore.

Në prill 2019 ai publikoi videoklipin e tij të parë dhe në vitin 2020 publikoi dy albume dhe pati sukses në Spotify dhe YouTube. Në fakt, shkurtin e kaluar ai publikoi një pjesë ku bashkëpunon me Mad Clip dhe FY.

Që në momentin e parë të publikimit, “Prince” pushtoi vendet e para të top-listave.

/ Abcnews.al