Si nisi sherri për ullinjtë në Lushnje, viktima sapo u kthye nga Greqia, baba i dy fëmijëve

schedule13:15 - 29 Korrik, 2021

schedule 13:15 - 29 Korrik, 2021

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një toke mes dy familjeve Hasalla, në Garunjas të Lushnjës, ka përfunduar në tragjedi mëngjesin e kësaj të enjteje.

Babai së bashku me tre djemtë e tij kishin shkuar në tokën e mbjellë me ullinj për të punuar, por janë qëlluar me çifte nga dy vëllezërit e familjes tjetër Hasalla.

Nga plumbat humbi jetën në vend kushëriri i tyre 30 vjeçari Romeo, ndërsa u plagosën babai i tij dhe dy vëllezërit e tjerë më të mëdhenj.

Pas krimit autorët Kastriot dhe Afrim Hasalla u larguan nga vendngjarja dhe vijojnë të jenë në kërkim.

Ndërkohë policia ka nisur negociatat me familjarët e tyre për t’u vetë-dorëzuar. Mësohet se të dy palët edhe disa ditë më parë kanë debatuar për pronësinë e tokës.

30 vjeçari që mbeti i vrarë është babai i dy fëmijëve të mitur dhe kishte pak kohë që ishte kthyer nga Greqia./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!