Sami Lushtaku, ish-komandant i UÇK-së dhe nënkryetar i PDK-së, në një intervistë ekskluzive për televizionin ABC foli për luftën çlirimtare në Kosovë.
Në një bisedë me gazetaren Linda Karadaku, Lushtaku tregon sesi për herë të parë shqiptarët e Kosovës u detyruan që të marrin armët për të mbrojtur vendin nga pushtuesi serb.
E pyetur nga gazetarja Karadaku, sesi filloi lufta, Lushtaku rrëfen:
“Ishin vitet ‘90 kur nxënësit u larguan nga shkolla, kur student u larguan nga universiteti kur punëtorët ishin largu nga fabrikat dhe në Kosovë, gjithçka ishte e bllokuar nga forcat e policisë dhe ushtrisë serbe. Pati demostrata, protesta, të shumta në atë kohë. Ne e formuam një parti politike në atë kohë e quajtur LDK. E cila fillimisht e shtriu autoritetin në tërë Kosovëm, dhe tentoi që me mjete paqësore, t’i zgjidhte problemet në Serbi…”
Pra, përpjekja e parë e shqiptarëve të Kosovës ishte që të gjendej një zgjidhje me mjete paqësore, por kjo nuk funksionoi. Më tej, ish-komandant i UÇK-së tregon djemtë e vajzat e reja si dhe familjet me taban filluan që të mendonin ndryshe.
“Grupe të armatosura kishin dalë në atë kohë, kur LDK ishte në pushtet, dhe kur kishim një qeveri në exile. Filloi grupi i parë, dhe gjithë ata që ishin stërvit në Shqipëri, ikën nga Kosova, dolën jashtë. Kurse grupi i Adem Jasharit. Që kishte ardh në Shqipëri, ish armatos. Kjo garniturë politike kërkoi që Jashari të largohej nga Kosova. Dhe të shkonte jashtë vendit. Por, ai dhe shokët e tij vendosën ndryshe. Sepse kishin bërë stërvitje që t’i dalin zot vendit të vet. Filluan gjeneratat e reja që të organizoheshin dhe largonin të rinjtë nga Kosova…”
Vrasja e një mësuesi, Halit Gecit, bën që UÇK-ja të dalë për herë të parë publikisht. Tre personalitetet e UÇK-së që dolën publikisht ishin Rexhep Selimi, Daut Haradinaj edhe Kapuçi.
Linda Karadaku: A ishte UÇK në atë kohë në një pozicion shumë të vështirë? Duhej edhe të përballj me forcat serbe, por njëkohësisht edhe të mbronte popullsinë civile?
Sami Lushtaku:”…Ne ishim të atij populli, ishin familjet tona. Problemin më të madh në atë kohë, e kemi pasur edhe popullatën civile, që ishte në gjendje tepër të rëndë…Është dashur vazhdimisht të kujdeseshim për ta, kur kishim mundësi t’i largonim kur kishte ofensiva… Qytetarët edhe UÇK kanë qenë një. Ne pa atë popull nuk kishim munjt as me funksionu.” s.b/abcnews.al/