Ambasadorja amerikane Yuri Kim është ritakuar pas më shumë se një viti me këngëtaren e njohur shqiptare Ermira Babaliu. Kësaj radhe jo në aeroportin e Frankfurtit, por në Pogradec aty ku ato i kishin premtuar njëra-tjetrës se do të ritakoheshin.
Në një postim në Instagram, diplomatja amerikane tregon se me Ermirën u takua fillimisht ndërsa ndryshonin avionë në aeroportin e Frankfurtit.
“Ia kaluam aq mirë ati pesë minuta se i premtuam njëra-tjetrës se do të takoheshim në Pogradec muajin tjetër,” tregon ambasadorja.
Megjithatë, pandemia si duket ua prishi planet dhe ato u bënë bashkë pas më shumë se një viti pranë liqenit.
Ambasadorja Kim publikoi edhe një video të Ermira Babaliut duke kënduar posaçërisht për të këngën e njohur “Harroje, harroje”. s.b/abcnews.al/
View this post on Instagram