Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Si ndodhi atentati në Tiranë? Tre killerat me “Benz” hapën zjarr me kallash në lëvizje

schedule17:20 - 4 Janar, 2022

schedule 17:20 - 4 Janar, 2022

Dita e katërt e vitit të ri shënoi vrasjen e parë në Shqipëri. Një person humbi jetën dhe 4 persona të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i vrarë ka mbetur Erion Çela. Ndërkaq, Arben Dani 46 vjeç është plagosur në këmbë. Azbi Selimaj, 19 vjeç i dëmtuar në shpatull. Blerim Çela 28 vjeç është dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Ky i fundit është vëllai i viktimës.



Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Momenti kur nxirren të plagosurit nga lokali në “Don Bosko”, një i vdekur

Personat që i kanë qëlluar kanë qenë tre brenda një makine tip “Benz E-Class” me targë AA125UK (dyshohet të mbivendosura) i zi që janë larguar pas atentatit me shpejtësi. Killerat kanë hapur zjarr nga jashtë lokalit./ Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!