Si ndiheni që Ilir Meta në 25 korrik do të jetë pjesë e opozitës? Përgjigjet Rama

schedule20:37 - 23 Maj, 2022

schedule 20:37 - 23 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë para gazetarëve, pas ezaurimit të raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të republikës, ku sërish nuk ka patur asnjë emër për votim.

I pyetur nga gazetarët se si ndihet që Ilir Meta në 25 korrik do të jetë pjesë e opozitës, Rama tha se nuk ka asnjë surprizë, pasi ai vetëm pjesë e opozitës ka qenë gjatë gjithë kohës.

Rama: Opozita nuk është aty për të imponuar o kështu si them unë o s’ka, opozita është aty për të bërë detyrën.

Pyetje: A i druheni faktit që Ilir Meta do jetë pjesë e opozitës?

Rama: Nuk ka qenë asnjëherë veçse pjesë e opozitës.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!