Si ndiheni që do jeni sëbashku me Topallin në Këshillin Kombëtar të PD? Përgjigjet Biberaj

schedule21:41 - 2 Maj, 2022

schedule 21:41 - 2 Maj, 2022

Anëtari i këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj, i ftuar në “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për atë që ndodhi në Kuvendin Kombëtar të PD, në 30 prill.

I pyetur nga gazetari Xhafo se si ndihet tani që do të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar sëbashku me Jozefina Topallin, Biberaj tha se ai nuk ka probleme me askënd, debatin e ka patur për çështje parimore.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Si ndiheni që jeni në të njëjtin Këshill Kombëtar me Jozefina Topallin?

Biberaj: Nuk kam asgjë personale.

Xhafo: Por keni patur debate?

Biberaj: Unë i kam pas parimore. Koha tregon shumë gjëra.

Xhafo: Po a tregon njëfarë bashkimi kjo?

Biberaj PD është shumë më e gjerë sesa kaq.

Xhafo: Më jepni një vlerësim tuajin për Kuvendin?

Biberaj: Është vazhdim i kuvendit të 11 dhjetorit, demokrat do të donin që gjërat të ishin më mirë, të kishte më shumë deputetë, por në kohë do të ketë reflektime, përveç bashkimit nuk do të ketë rrugë tjetër. Është momenti të ulim gjakrat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!