Si mund t’i ndryshojë konfliktet Inteligjenca Artificiale?

schedule10:43 - 5 Korrik, 2021

schedule 10:43 - 5 Korrik, 2021

Nga Kenneth Payne, The Economist

Paneli i Ekspertëve të OKB-së për Libinë rrallë gjëmon titujt kryesorë. Por raporti i tij në mars shkaktoi polemika të shumta. Sipas raportit, në një betejë rreth Tripolit vitin e kaluar, qeveria e Libisë kishte ndjekur dhe gjurmuar armikun- falë dronëve.

Kargu-2 ishte programuar të sulmonte “pa pasur të nevojshme lidhjen e të dhënave midis operatorit dhe municioneve”. Mesa duket “droni” mund të zgjidhte vetë objektivat.

A ishte kjo një armë e vërtetë autonome, apo thjesht një raketë inteligjente?

Në qershor prodhuesi turk këmbënguli që tani për tani duhej dikush që të komandonte dronet duke shtypur vetëm një buton. Kjo lloj teknologjie është mekanizmi kryesor i “I, Warbot”(një dron pa pilot) nga Kenneth Payne, një reflektim  se si inteligjenca artificiale do të ndryshojë rrjedhën e konfliktit.

Në një mënyrë apo tjetër  historia tashmë është bërë tashmë e njohur.  Në të përfshihen historitë e ndërthurura të informatikës dhe luftës; evolucioni i fundit i mjeteve të reja, të fuqishme të inteligjencës artificiale, raporton abcnews.al

Payne, një akademik në King’s College në Londër, ka shumë besim në potencialin e  “një koleksioni të robotëve specialistë” që mund janë shumë të aftë për të sulmuar dhe për t’i dhënë fund një konflikti.

Implikimet taktike janë më shumë se kaq, pasi janë veprat ato që në fund  dominojnë. Mbrojtësit do të duhet të besojnë te propaganda, duke gjeneruar synime të reja, sesa të përqendrohen te mbrojtja; si forcat e blinduara dhe fortifikimet.

Virtytet luftarake të tilla si guximi dhe udhëheqja do t’i lënë vendin kompetencës teknike. Ndarja e forcave të armatosura në shërbimet tokë, ajër dhe det mund të duket gjithnjë e më e çuditshme në një botë makinerish.

Mbi të gjitha, “I, Warbot” na tregon që lufta është më shumë se sa thjesht taktikë. Ka të bëjë me zgjedhjen e betejave për të luftuar, si jemi të suksesshëm dhe si të ndërthurim fitoret ushtarake me qëllimet politike – me pak fjalë, lufta ka të bëjë me strategjinë, raporton abcnews.al

Dhe ushtria dhe strategjia janë krejtësisht të ndryshme. Programet kompjuterike tashmë mund të mposhtin pilotët njerëzorë në luftëra të stimuluara.

Por a ishin vërtet sulmet e tij të guximshme, të shpejta dhe vizionare që lejuan Napoleon Bonapartin të mposhte ushtritë  europiane njëra pas tjetrës?

Në vitin 2017 Libratus, një program kompjuterik i inteligjencë artificiale, u krijua për të luajtur poker. Libratues u krijua për të qenë në gjendje të mësojë çdo lojë ose situatë në të cilën nuk ka informacion të plotë dhe “kundërshtarët” mund të jenë duke fshehur informacion ose madje duke u përfshirë në mashtrim.

Për shkak të kësaj Sandholm dhe kolegët e tij propozuan  që sistemi të përdorej edhe për probleme të tjera në botën reale, duke përfshirë sigurinë kibernetike ose negociatat për bizneset. Por, siç argumenton  Payne, ky është një simulim i një gjeniu, jo i së vërtetës. Këto sisteme kanë “krijimtari eksploruese” – në thelb një llogaritje e forcës brutale të probabiliteteve.

Kjo është krejtësisht ndryshe nga “krijimtaria transformuese”, e cila përfshin aftësinë për të gjetur zgjidhjen e një problemi në mënyra të reja dhe kërkon imagjinatë dhe të jetë e qartë, raporton abcnews.al

E gjithë kjo mund të varet nga aftësia që ka kompjuteri për të tejkaluar aftësitë e njeriut.

“AI është një përpunues statistikor i ekselencës”; por në thelb mbetet “një numerator  i sofistikuar”.

Një ushtar i aftë, robot i luftës mund të jetë një gjeneral që vepron me kufizime. Problemi është se kufiri midis taktikave dhe strategjisë mund të zbehet me kalimin e kohës. Vendimet e fushës së betejës mund të kenë degëzime gjeopolitike.

Merrni parasysh rastin e B-59, një nëndetëse sovjetike i cila u akuzua nga amerikanët se kishte shkelur vijën detare gjatë krizës Kubane të vitit 1962. Kapiteni urdhëroi përdorimin e një nëndetëse me torpedo  bërthamore. I vetëdijshëm për aksionet, Vasily Arkhipov, i dyti në komandë, refuzoi të autorizonte nisjen.

Po a do të kishte vepruar AI në të njëjtën mënyrë?

“Një robot luftarak ka të ngjarë të jetë më i saktë dhe proporcional në krahasim me njerëzit, tha Payne. Rreziku është se “një makineri nuk merr parasysh faktin se gjërat mund të dalin nga kontrolli”.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!