Si mund të rriten deklarimet dhe ulet informaliteti? Eksperti i Ekonomisë: Nuk duhet ta shohim biznesin si “kuçedra” që gllabëron ekonominë

schedule20:25 - 25 Tetor, 2024

schedule 20:25 - 25 Tetor, 2024

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News foli për tregun e informalitetit në punë si edhe pagat.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se evazioni e dëmton ekonomisë. Më tej nënvizoi se nuk është vetëm mosha e tretë ajo që po vidhet, pasi sipas tij kjo vjen nga mungesa e politikave të qarta.

Ai u shpreh se qeveria e çdo vendi serioz, duhet të shtrojë rrugë që biznesi të ketë motivimin.

“Evazioni e dëmton ekonominë dhe është e vërtetë që kemi biznese të pandërgjegjshme dhe vetë të punësuarit janë të pandërgjegjshëm. Por duhen analizuar edhe arsyet përse ndodh kjo. Taksimi progresiv ka bërë të mundur që dhe bizneset por edhe të punësuarit të mos e deklarojnë pagën. Ka mungesa të theksuara të punonjësve, jo vetëm menaxherie, nuk gjenden sot dhe paga, është bërë që të mos jetë reale. Sot është e pamundur të gjejmë punonjës me 40 mijë lekë të reja, përveç disa sektorëve specifikë, por pjesa më e madhe i kanë pagat mbi minimalen dhe një pjesë e mirë mbi mesataren. Por nuk duhet ta shohin biznesin si “kuçedra” që po gllabëron këtë ekonomi. Pasi jemi në një situatë ku nuk është vetëm mosha e tretë, pasi pensionistët vidhen nga mungesa e politikave të qarta. Nëse do të ulet presioni fiskal bizneset do të ishin të motivuara t’i deklarohen”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!