Si mund të ndihmojnë dronët në luftimin e koronavirusit

schedule10:03 - 3 Prill, 2021

schedule 10:03 - 3 Prill, 2021

Është bërë më shumë se një vit që nga koha kur janë regjistruar rastet e para të koronavirusit në Shqipëri dhe në botë. Kjo periudhë aspak e zakonshme ka qenë dhe është e rrezikshme sepse kërcënon shëndetin tonë. Ndërkohë që vaksina po administrohet nga shumica e vendeve në botë, akoma po regjistrohen shifra të frikshme të infeksioneve dhe vdekjeve nga Covid-19.

Për të normalizuar sado pak situatën, në ndihmë mund të na vijnë edhe dronët. Zipline, me në qendër në Francisco, ka përdorur drone për të shpërndarë gjak dhe produkte mjekësore në spitale dhe qendra shëndetësore, informon abcnews.al.

Zipline ka dy qendra shpërndarjeje në Ruandë dhe katër në Gana, të ndërtuara për të shpejtuar transportin e pajisjeve mjekësore në zona me rrugë të këqija dhe me mungesë të automjeteve me frigorifer.

Mjekët porosisin nga telefonat dhe dronët bëjnë dërgesat në një distancë prej 50 miljesh, në një mesatare prej 30 minutash. Dronët mund të mbajnë pako me peshë gati 2 kg dhe i lëshojnë në tokë duke përdorur një parashutë të thjeshtë letre./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!