Në një intervistë për emisionin spanjoll Universo Valdano, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për kohën e tij në PSG, në veçanti pse u largua nga Parisi.
“Kam ardhur në PSG falë Leonardos, të cilin e kam trajnuar kur ishte futbollist. Më pëlqeu projekti, skuadra nuk kishte trajner në atë kohë.
Filluam të ndryshojmë strukturën e stërvitjes, të prezantojmë dietën etj. Më pëlqeu projekti, por për sezonin e dytë ata tashmë ishin të pakënaqur me mua.
Pas humbjes së ligës, më thanë se nëse nuk mundim Porton në Champions, do të më pushonin.
Unë iu përgjigja: “Si mund të më thuash gjëra të tilla, se na e prish besimin”. Tashmë në shkurt vendosa të largohem, megjithëse ata donin të vazhdonin kontratën me mua”, tha trajneri. /abcnews.al/