Si mund të fitohen votat pa Berishën? Agron Gjekmarkaj: PD në optikën time duhet të ketë një lider të ri

schedule20:46 - 30 Janar, 2024

schedule 20:46 - 30 Janar, 2024

TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në Real Story, u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë për një lider të ri, që të lërë pas Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

“PD në optikën time duhet të ketë një lider të ri, që e le pas Berishën dhe Bashën. Ju thatë, të bëjmë një ofertë minimaliste, dalim pa Sali Berishën. Çështja është se Një pjesë e madhe e PD, është e lidhur me Sali Berishën. Këtë si ta zgjidhësh? Nuk është kaq e thjeshtë nga pikëpamja racionale, të ndërtosh një shumicë kur ai mbledh 510 mijë vota. Fronti i udhëhequr prej tij ka kaq”, tha Gjekmarkaj.

Deputeti demokrat, Gjekmarkaj shikon se zgjidhja dhe tejkalimi i problemeve në PD fillon me krijimin e një federate të përbashkët, ku të bëjnë pjesë të gjitha fraksionet.

“Nuk është kaq e thjeshtë, sepse i bie që apriori t’ia bësh të lehtë rrugën qeverisë me copëzimin e mëtejshëm të opozitës dhe të krijosh diversionin e pafund brenda saj. Unë personalisht kam hedhur idenë e një federimi të opozitës dhe kam hedhur idenë e një kandidati kryeministër, rreth të cilit të mblidhej opozita, të gjendej një figurë me rregulla të bashkëndara, pse jo dhe karizmatike që të përballej me Edi Ramën. Nuk e di nëse ideja ime ka hedhur rrënjë diku që mund të rritet, por koha do ta tregoj, por them se brenda spektrit të PD, ky grup i ndërmjetëm deputetësh, që një pjesë e tyre kanë fuqi të mirë debati, kanë instikt debati, nuk kanë ngarkesa në të kaluarën, po tentojnë ta bashkojnë PD pa kufizime, ku të jetë qoftë dhe z. Basha edhe grupi i tij dhe secili të ruajë nuancat e veta fraksionare dhe indoktrinare po të duan”, tha ai./ n.m.abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!