“Si mund ta lejoni këtë?!”, Simeone tërbohet keq

schedule08:39 - 29 Shtator, 2019

schedule 08:39 - 29 Shtator, 2019

Diego Simeone tërbohet gjatë ndeshjes me Realin e Madridit. Shkak është bërë arbitri i ndeshjes, që sipas tekniku fali Sergio Ramos. Simeone i ka vënë në dukje arbitrit të katërt, Gonzales Gonzales, faktin që mbrojtësi i Realit ka ofenduar nga nëna anësorin dhe ka kërkuar llogari pse ai nuk u ndëshkua.

Gjithçka ndodhi në momentin e përfundimit të pjesës së parë, çka shkaktoi edhe tension. Fjalët e Simoene ishin të qarta: “Si mund ta lejoni këtë?!”. Në fund asgjë nuk ndryshoi, pasi Sergio Ramos nuk u ndëshkua nga arbitri.

Becerril Gomez, anësori i ndeshjes, me siguri nuk e ka sinjalizuar kryesorin, pavarësisht pretendimit se i është thënë “K**** që të lindi”. Mbetet të shihet nëse lojtari i Realit do të dënohet nga komisionet disiplinore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!