“S’i mbyllim derën askujt”, Felaj: Kaosi i opozitës në Kuvend, justifikim për çështjen e Berishës!

schedule13:49 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 13:49 - 1 Dhjetor, 2023

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, foli për ligjin për Komisionet Hetimore, duke u ndalur edhe tek tensionet e zhvilluar në Kuvend.

Felaj gjatë kësaj intervistë sqaroi se thirrja ndaj kolegëve të opozitës është e njëjtës, të bëhen pjesë e diskutimeve dhe të heqin dorë nga dhuna. “Kam parë disa tituj që Felaj ‘mbyll’ derën opozitës, por nuk i mbyllet dera askujt. Por unë them që gjatë gjithë kësaj kohe kemi pasur vetëm një thirrje ndaj kolegëve të opozitës, të bëhen pjesë. Ne jemi detyruar që nismën tonë, të zonjës Tabaku dhe zotit Spaho, ta diskutojmë. Sa i përket qëndrimit për zotin Berisha ne e kemi bërë të qartë tashmë dhe nuk ka ndryshim”, tha ajo.

Ajo shtoi se nuk është aspak e vërtetë që opozitës i është ‘mbyllur’ dera sikurse është interpretuar, por thekson se i gjithë kaosi nuk është për Komisionet, por për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ajo që po ndodh në Kuvend, justifikim për çështjen e Berishës. të gjitha qasjet e reja duhet të merren në konsideratë që të shkruash një ligj që i japin mundësinë Kuvendit ta ushtrojë në mënyrë efektive. Por Komisionet Hetimore tregojnë qartë që janë të lidhur drejtpërdrejtë me agjendën politike të ditës dhe patjetër që është abuzuar. Rishikojini kërkesat që kemi refuzuar ne për Komisionet Hetimore dhe do shihni se janë “copy paste”. Ajo që po ndodh në Kuvend nuk ka lidhje me Komisionet Hetimore. Dy tre komisionet hetimore janë refuzuar që në pranverë, pra nuk ka një lidhje logjike. Nga ana tjetër është e çuditshme që deputetët e PD që pretendojnë se kanë të drejtë nuk i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Në raporte do të shikoni që një nga përfundimet që ka dalë Komisioni hetimor është që të rishikohet ligji. Çdo kërkesë që ka bërë opozita nuk ka kaluar pa u diskutuar, dhe argumenti ynë ka qenë i rregullt, por i lidhur me objektin e atyre kërkesave që ka qenë flagrant në raport me parimin Kushtetues, jetës private, që janë shumë të rëndësishme”, tha ndër të tjera Felaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!