Njëjtë si në hapje të fushatës, demokratët kanë zgjedhur modelin “Biden” për të mbështetur kreun e tyre Lulzim Basha në mitingun përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza”.
Teksa kryedemokrati Lulzim Basha mbajti fjalimin e fundit para heshtjes zgjedhore, demokratët parkuan makinat duke mbushur sheshin dhe dolën nga automjetet duke brohoritur pro Bashës.
Basha tha se ndryshimi tashmë është çështje orësh, duke shtuar se shqiptarët janë të mbushur me shpresë dhe gëzimin e fitores që po vjen./mv.abcnews.al